Lazio fitoi ndaj Palermos me rezultat 6-2 në Serie A.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 5-0 dhe të gjithë golat u shënuan vetëm nga dy lojtarë.
Ciro Immobile (8’, 10’) dhe Keita Balde me het-trikun më të shpejtë në Serie A.
Para Lazios sot (e diel), e vetmja skuadër që kishte shënuar pesë gola në 26-të minutat e parë është Juventusi.
E gjitha kjo në fitoren ndaj Fiorentias në vitin 1938, ndeshja kishte përfunduar me rezultat 5-2. /Telegrafi/