Site icon Telegrafi

Para koncertit në Tiranë, Ricky Martin po qëndron në Durrës

Ylli me famë botërore, Ricky Martin po qëndron në Shqipëri.

Artisti nga Porto Riko të enjten, më 20 korrik pritet të mbaj koncert në sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

Por, para kësaj 51-vjeçari ka zgjedhur qytetin bregdetar, Durrësin për të përballur vapën që kanë kapluar Evropën, përfshirë Shqipërinë.

Këtë e bëri të ditur vet autori i hitit “Livin’ La Vida Loca”, teksa publikoi një imazh nga Durrësi për miliona ndjekës të tij në Instagram.

Lexo po ashtu Ricky Martin mbërrin në Shqipëri

Ndërkohë, dje me të arritur Martin tha se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e koncertit të tij madhështor.

Foto: Ricky Martin/Instagram

Kujtojmë që Shqipëria tashmë ka mirëpritur një numër të madh artistësh ndërkombëtar, pak ditë më parë ylli tjetër latin, Enrique Iglesias performoi gjithashtu në Tiranë.

Emra të tjetër që më parë kanë mbajtur koncert në Shqipëri përfshijnë edhe Dua Lipën, Rita Orën, Maluma e Nikos Vertis. /Telegrafi/

Exit mobile version