Site icon Telegrafi

Para Irakut, ai shërbeu edhe në Kosovë: Rrëfimi për ushtarin i cili edhe pse i plagosur rëndë, i shpëtoi të gjithë pjesëtarët e njësisë së tij (Foto)

I lindur në Grenada në vitin 1979, Johnson Beharry erdhi nga një familje me kushte jo të mira. Ai u rrit në varfëri, duke jetuar me pesë vëllezërit dhe tre motrat e tij në një “kasolle” të vogël me vetëm dy dhoma.

Sipas një biografie, përcjell Telegrafi, pak para kthesës së mijëvjeçarit, ai u zhvendos në Londër për një fillim të ri, por jeta e tij mori një tjetër kthesë për keq.

Duke jetuar në Heathrow, ai filloi duke punuar në ndërtimtari, por shpejt u përfshi në bandat kriminale, së pari duke u marrë me marihuanë dhe më pas duke shitur droga më të rënda.

Brenda një viti ai kishte “rënë” edhe në kokainë, ai ishte kapur pothuajse nga policia.

I përballur me ndjenjën se jeta e tij po shkonte në drejtimin e gabuar në gusht të vitit 2001 ai u regjistrua në ushtrinë britanike.

Arritja në Londër në vitin 1999 nuk ishte shumë kohë përpara se një reklamim i rekrutimit të ushtrisë kapi vëmendjen e tij.

Lexo po ashtu Vazhdoi luftën, edhe pse e qëlloi plumbi në qafë – ushtari ka nxjerrë në shitje medaljen e tij, vetëm për të blerë një shtëpi (Foto)

Pas gjashtë muajsh trajnim për ta kthyer atë nga një civil në një ushtar ai u përballë me shërbimin aktiv me Batalionin e Parë, “Princess of Wales’s Royal Regiment” në Kosovë dhe më pas në vendin që e përshkruan si vendi më i keq që ai ka qenë, Irlanda e Veriut.

Jeta në Irak

Kur Johnson Beharry u dekorua me “Victoria Cross” ishte hera e parë që një ushtar i gjallë mori çmimin për më shumë se 30 vjet.

Nuk është një çmim i lehtë për ta marrë, por derisa Beharry mund të ketë mbetur i vdekur në Irak – ai shpëtoi për mrekulli. Dhe për shkak se ai mbijetoi, shpëtuan edhe shumë burra nga njësia e tij.

Sipas një rrëfimi, përcjell Telegrafi, në maj të vitit 2004, Beharry po ngiste një automjet të blinduar për të ndihmuar në shpëtimin e një patrulle në këmbë që u kap në një pritë.

Lexo po ashtu Ishte me ngjyrë, prandaj e kishte të vështirë: Historia e kolonelit që mori kalin e tij dhe udhëtoi mbi 700 kilometra për të fituar një gradë në ushtri (Foto)

Automjeti i blinduar i këmbësorisë i përdorur nga ushtria britanike, kishte marrë aq shumë goditje predhash sa shumica e ekuipazhit të tij ishin plagosur dhe ai nuk ishte në gjendje të shihte duke përdorur periskopin e tij.

Kështu, siç thuhet tutje, ai bëri hapjen e “portës lartë të automjetit”. Ai e kaloi pjesën tjetër të rrugës me kokën e tij jashtë automjetit të blinduar.

Duke vepruar kështu, ai e ekspozoi kokën ndaj të njëjtës “stuhi” të plumbave dhe zjarrit të predhave që plagosën shumicën e ushtarëve të tjerë.

Ai voziti me automjetin e tij të blinduar drejt nëpër pritë derisa arriti në patrullën e kërcënuar.

Ai voziti nëpër prita të shumëfishta, zjarr të armëve të vogla, zjarr nga armë të rënda, disa predha, madje edhe pajisje improvizuese shpërthyese.

Si pasojë, komandanti i tij, së bashku me të tjerët në ekuipazh u plagosën. E Beharry nuk e dinte gjendjen e tyre sepse sistemi i komunikimit ishte dëmtuar në pritë.

Dhe në një moment, ai mund të shihte një predhë që fluturonte drejt fytyrës së tij. Ai shpejt e tërhoqi “portën lartë” me një dorë, ndërsa ngiste makinën me tjetrën.

Më pas një plumb erdhi drejt në kokën e Beharry, duke u ndalur në helmetën e tij, por mrekullisht duke mos e plagosur atë.

Kështu, Beharry e dërgoi automjetin, larg zonës së pritës.

Lexo po ashtu Ata ishin të rëndësishëm shumë kohë më parë, por luajnë rol kyç edhe sot: Një histori e shkurtër e snajperëve të ushtrisë amerikane

Ai u takua me një tjetër makinë luftarake nga njësia e tij dhe e ndoqi atë nëpër rrugët e errëta të al-Amarah derisa arritën në destinacionin e tyre.

Përballja me vdekjen

Por historia e tij nuk përfundon me kaq, përcjell Telegrafi.

Një muaj më vonë, Johnson Beharry ishte kthyer në veprim në Irak.

Baza e koalicionit në al-Amarah u sulmua në qershor të vitit 2004. Beharry ishte pjesë e një forme reagimi të shpejtë të dërguar për të neutralizuar kërcënimin ndaj bazës.

Ndërsa u kthye në detyrë më 11 qershor 2004, Beharry përsëri u gjend duke vozitur automjetin e blinduar të togut të tij nëpërmjet Al Amarah kur automjeti i tij u zu në pritë.

Një predhë goditi makinën 15 centimetra larg nga koka e tij dhe ai mori lëndime serioze nga copëzat e predhës në fytyrë dhe në tru.

Predha të tjera më pas goditën automjetin, duke plagosur disa prej ekuipazhit.

Përkundër lëndimeve të rrezikshme për jetën, Beharry mbajti kontrollin e automjetit të tij dhe e “dëboi” atë nga zona e pritës, përpara se të humbiste vetëdijen.

Ai kishte nevojë për kirurgji të trurit për plagët e kokës së tij, dhe ai ishte ende duke u rikuperuar kur u nderua me “Victoria Cross” nga Mbretëresha Elizabeta II, më 27 prill 2005.

“Victoria Cross” është çmimi më i lartë dhe më prestigjioz i sistemit të nderit britanik. Ai është dhënë për trimëri “në prani të armikut” për anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike dhe mund të jepet edhe pas vdekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version