Telegrafi

Para duelit ndaj Miroslav Serban, Florian Marku është takuar me Anthony Joshuan

(Foto: Instagram/florianmarku)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është takuar dhe ka biseduar me ish-kampionin e unifikuar botëror në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua.

26-vjeçari ka udhëtuar në Londër për duelin kundër boksierit çek, Miroslav Serban dhe atje është takuar me yllin e famshëm të boksit.

Ai e ka shfrytëzuar rasti që të bëjë edhe një fotografi me Joshuan, të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Florian Marku

“Ishte gjë e shkëlqyer të takohesha dhe të bisedoja me Anthony Joshuan para meçit tim të të premtes. Gjëra të mira po vijnë”, ka shkruar Marku në përshkrim.

Ndryshe, në fund të vitit AJ do ta zhvillojë rimeçin kundër Andy Ruiz Jr. në përpjekje që t’i rikthejë titujt që i humbi ne duelin e tyre të parë. /Telegrafi/