Mësoni si të hiqni të gjithë pluhurin nga radiatori
Megjithëse duken të pastër, shumë pluhur mblidhet në radiatorë dhe ata duhet të pastrohen të paktën një herë në vit, ndërsa tani është koha e duhur për ta bërë këtë, transmeton Telegrafi.
Mësoni se si mund të hiqni më mirë pluhurin nga radiatori juaj para fillimit të dimrit:
Së pari përpiquni të hiqni pluhurin me një fshesë me korrent.
Tharësja e flokëve gjithashtu mund të ndihmojë te pjesët nga të cilat fshesa e korrentit nuk mund të thithë gjithë pluhurin.
Për të fshirë sipërfaqen e radiatorit, ju nevojitet lecka e njomur në lëng limoni.
Pas fshirjes së parë, radhën e ka lecka e dytë e zakonshme e njomur.
Nëse, keni probleme me njolla të errëta në mur mbi radiatorë, ato mund të pastrohen me leckë të thatë dhe sodë bikarbonati. /Telegrafi/