Telegrafi

Para dhe pas shpërthimit të vullkanit në Havai (Foto)

Shpërthimi i vullkanit në Havai pa dyshim që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, e në veçanti në zonat e banuara që janë të rrethuara me llavën e vullkanit Kilauea, shkruan Business Insider.

Nuk ka shenja që shpërthimi dhe derdhja e llavës është duke u ndalur. Të martën instituti gjeologjik (USGS) ka lëshuar “alarmin e kuq”, që nënkupton se banorët e zonave afër vullkanit janë të rrezikuar në çdo moment, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu trafiku ajror është rënduar për shkak të reve të zeza, që po u pamundësojnë lëvizjen e lirë dhe dukshmërinë e mirë për pilotët e aeroplanëve.

Gjeologët kanë tërhequr vërejtjen se shpërthimi i vullkanit mund të futet në fazën e fundit, ku llava mund të fluturoj qindra metra në ajër.

Kompania Digital Globe që ka një zinxhir të satelitëve privat, ka publikuar një seri të imazheve satelitore që tregojnë gjendjen e Havait para dhe pas shpërthimit të vullkanit.

Ato janë shkrepur nga zonat e njëjta ku shihet se si ishin para shpërthimit të mbuluara me gjelbërim, dhe pas shpërthimit të mbushura me zjarr e llavë. /Telegrafi/