Bukuroshja Diellza Kolgeci muaj më parë është bërë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Helena Rela.
Duke qenë se gjithçka ka ndryshuar në jetën e saj që me lindjen e vajzës, Diellza ka vendosur që së fundmi të tregojë edhe ndryshimet që ka pësuar në figurën trupore.
Ajo ka realizuar një set fotografik pak para se Helena Rela të vinte në jetë, teksa dukej si një nënë luftëtare me shpatë duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur.
Përafërsisht të njëjtin imazh, Diellza e ka realizuar edhe pas lindjes, teksa kësaj radhe mbante në dorë më të shtrenjtën e saj.
Teksa i ka ndarë me ndjekësit këto fotografi në Facebook, Kolgeci nuk ka hezituar t’i dedikojë edhe disa vargje të veçanta Helena Relës.
“HELENA RELA RUGOVA…” kur dikush të kërkon bukë; ndaje koren e fundit me të bija ime; më mirë të jeni bashkë pak të uritur; se të ngopesh vetëm; kur dikush ta lyp një pikë ujë në orë zori; shpije te pusi i oborrit nën man; ka vite që është prerë ajo pemë e vjetër; por hija i bën ende fllad; kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime; prishi krejt urat digji tërë anijet; mos ji kurrë as grua as nënë as bijë e askujt; po s’qe së pari njeri”, kanë qenë fjalët e Diellëz në Facebook. /Telegrafi/