Telegrafi

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë shkallën shkatërruese të tornadove që goditën SHBA-të

Mbi 100 persona besohet se humbën jetën nga 30 tornadot, që goditën mbi pesë shtete amerikane gjatë të premtes dhe shtunës.

E në mesin e objekteve që e pësuan keq nga erërat e forta që frynin mbi 300 kilometra në orë në Kentucky, ishte fabrika e qirinjve, shtëpia e pleqve në Arkansas dhe një depo e Amazon në pjesën perëndimore të Illinois, transmeton Telegrafi.

“Në Mayfield është një situatë kaotike”, tha komandanti i policisë Dean Patterson.

Imazhet satelitore kanë zbuluar shkallën shkatërruese të tornadove, që shkatërruan gjithçka që u dilte përpara. /Telegrafi/