Telegrafi

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri në Havai

Të paktën 36 persona humbën jetën në një zjarr katastrofik në ishullin Maui të Havait.

Dyshohet se numri i të vdekurve do të rritet. Zjarret e nxitura nga erërat me forcë uragani kanë shkatërruar vendpushimin historik të Lahaina, transmeton Telegrafi.

Zjarri shkatërroi pjesën më të madhe të Lahaina në Maui, një qendër turistike dhe biznesi ku jetojnë rreth 13,000 njerëz dhe zhvendosi qindra familje.

Lexo po ashtu Hawaii po fshihet nga faqja e dheut - mijëra ndërtesa të djegura, numri i të vdekurve rritet në 36 persona

Disa mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Pamjet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë Lahaina para dhe pas zjarrit katastrofik.

Fotografitë në të majtë janë bërë më 25 qershor, ndërsa ato në të djathtë janë bërë dje, më 9 gusht. /Telegrafi/