Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Herë pas here ajo ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet e ndryshme profesionale.
Së fundmi, tropjanja nuk hezitoi që të publikojë për fansat e saj një video në InstaStory, ku shfaqte shkurtimisht transformimin e saj të makijazhit.
Ajo e nis videon duke shfaqur bukurinë e saj natyrale, teksa grimohet dhe rezultati në fund është thjeshtë fantastik.
Arjola përndryshe sivjet ka qenë një personazh mjaft i përfolur në mediat shqiptare.
Kjo falë eksperiencës së saj në Big Brother VIP, ku u shqua si një nga banoret më dinamike brenda shtëpisë. /Telegrafi/