Një person kishte raportuar në polici se i është vjedhur vetura e tij të cilën e kishte parkuar para shtëpisë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe rasti është duke u hetuar edhe më tej.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur, i është vjedhur vetura që ishte e parkuar para shtëpisë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./Telegrafi/