Site icon Telegrafi

Para Burgut të Prizrenit, Vetëvendosje dje kërkoi lirimin e Deharit – studentit të shkëlqyer të Mjekësisë (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar dje një aksion simbolik pranë Burgut të Prizrenit, për të kundërshtuar, siç thanë ata, mbajtjen padrejtësisht tash e 67 ditë të Astrit Deharit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

Me parullën “Lironi të burgosurit politikë”, aktivistët kërkuan lirimin e Astritit nga burgu, sikurse edhe të Atdheut e Egzonit që vuajnë burgun në Lipjan e Pejë. Liri u kërkua edhe për Adean, Frashërin e Petritin, që po ashtu mbahen në arrest shtëpiak.

“Këtu para meje ndodhet Astrit Dehari, një aktivist shembullor nga një familje veprimtarësh, një student i shkëlqyer në Fakultetin Mjekësisë, një shok e familjar i dashur, një shembull për çdo të ri në Kosovë. Pikërisht për këtë, Astriti mbahet në burg sepse djemtë si Astriti nuk i duron një pushtet kriminelësh e një pushtet injorantësh”, theksoi anëtari i Kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla. /Telegrafi/

Exit mobile version