Alessandro Del Piero është një prej ikonave të futbollit italian dhe botëror që do të mbahet mend si një prej më të mirëve të gjeneratës së tij për aftësinë e kontrollit të topit, kreativitetit dhe si një golashënues i veçantë.
Një mënyrë e tillë e të shënuarit gol mban edhe emrin e tij, goli ‘alla Del Piero’. Tifozët e futbollit anekënd botës e panë për herë të parë këtë gol më 13 shtator 1995 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.
Pasi e lejoi largimin e Roberto Baggios (që luajti te Juve gjatë viteve 1990-1995), trajneri i atëhershëm i Bianconerëve, Marcello Lippi, kishte nevojë për një fitore.
25 years ago in 1995, the goal "alla @delpieroale" was born against Borussia Dortmund in the @ChampionsLeague! ⭐️⚽️#GoalOfTheDay #ForzaJuve pic.twitter.com/ZMPYWY8DUc
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 13, 2020
Pakkush besonte te cilësitë e Del Pieros, i cili asokohe akoma nuk i kishte mbushur 21 vjet. Por, ai i la të heshtur tifozët në Westfalenstadion duke shënuar një gol të mrekullueshëm që mban vulën e tij. Një parabolë që ngritët dhe pastaj humb ngadalë intensitetin duke rënë në portë.
Në Serie A, ikona e Juves një gol të tillë e kishte shënuar më herët, më 18 shtator 1994 kundër Napolit. Asokohe ishte 19 vjeçar. /Telegrafi/