Nuk kishte qëllime të këqija kur Louis van Gaal e dërgoi një 19-vjeçar si Xavi Hernandezin, në Barcelonën B më shkurt të vitit 1999.
Pep Guardiola ishte kthyer nga lëndimi dhe trajneri holandez donte që i riu të kishte më shumë minuta, gjë që nuk do të ishte e lehtë në ekipin e parë.
Xavi kishte debutuar në klub në 1998/99 dhe megjithëse ai kishte luajtur një lojë për ekipin B, ai kishte 14 paraqitje në ekipin e parë dhe u vlerësua për shfaqjet e tij, duke shënuar edhe një gol kundër Valladolidit.
“Van Gaal më tha këtë javë se nuk kisha vend në ekipin e parë”.
“Atje [ekipi B] është më i mirë se të ulesh në stol ose në tribuna dhe nuk kisha frikë të luaja në Barcelonën B”.
“Nëse është ashtu, ashtu qoftë”, tregon Xavi bisedën me trajnerin holandez.
Oferta e Milanit
Adriano Galliani dhe Milani ishin në dashuri me idenë e nënshkrimit me spanjollin dhe i ofruan atij një vilë, 250 milionë pezeta, një kontratë pesëvjeçare, një punë për babain e tij dhe i premtuan atij minutat me ekipin e parë që ai nuk mund t’i kishte në Barcelonë.
Babai i tij ishte i hapur për këtë veprim, por nëna e tij ne e lejoi të lëvizë.
“Nëse dikush është një tifoz më i madh se unë i Barcelonës, atëherë është nëna ime”, tregon Xavi.
Nëna e lojtarit e kishte kërcënuar bashkëshortin me divorc nëse e lejon të shkojë në Milan.
“Ai ndoshta duhej të rritej, por unë nuk e pashë në atë mënyrë. Kjo është arsyeja pse unë e kam kërcënuar burrin tim me divorc”, tregon me shaka mamaja e tij. /Telegrafi/