Sonte me ndeshjet e Grupit F do të mbyllet faza e grupeve në Kampionatin Evropian të Futbollit. Çekia dhe Turqia do të luajnë në Hamburg, ndërsa Gjeorgjia dhe Portugalia në Gelsenkirchen.
Gjeorgjia po luan Kampionatin Evropian të parë dhe ka ende shanse për t’u kualifikuar në raundin e dytë, por ka një detyrë të vështirë përpara sepse duhet të fitojë pikë ndaj favoritëve dhe liderit të grupit, Portugalisë.
Një rrethanë lehtësuese për kombëtaren nga Kaukazi është se portugezët siguruan vendin e parë dhe nuk duhet të luajnë me forcë të plotë.
The state of play in Group F 👀#EURO2024 pic.twitter.com/z4Y8PJjsS7
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 26, 2024
Përveç shpalosjes së fazës së grupeve, kjo ndeshje do të jetë edhe një takim që pak kush mund ta besojë dhe që kishte ndodhur shumë kohë më parë.
Portugalia që udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo (39), i cili e vizitoi Gjeorgjinë 11 vite më parë, ku kishte takuar disa nga yjet e Gjeorgjisë së sotme.
Ai u prit në takim nga Kakhaber “Kakha” Kaladze, ish futbollisti i famshëm nga ky vend, tani politikan me peshë dhe Andriy Shevchenko.
Në atë kohë ai ishte pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së shkollës së të rinjve të Dinamo Tbilisi ku bëri një foto me një grup fëmijësh që po stërviteshin në klubin e metropolit gjeorgjian.
11 vjet më vonë, 11 fëmijë nga kjo akademi janë pjesë e kombëtares së Gjeorgjisë dhe kanë një shans për të luajtur kundër idhullit të tyre.
In 2013, a picture was taken of Cristiano Ronaldo visiting the Dinamo Tbilisi Academy in Georgia.
This evening, 1⃣1⃣ of those players from the academy could play against Cristiano Ronaldo at Euro 2024, which includes Khvicha Kvaratskhelia.
What a story ❤️️ pic.twitter.com/eGoRNlVHvF
— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 26, 2024
Mes tyre është ylli kryesor i Gjeorgjisë, Khvicha Kvaratskhelia dhe shumë të tjerë, nga portieri më i mirë i turneut deri tani, Giorgi Mamardashvili, te mesfushori Giorgi Chakvetadze. /Telegrafi/
2013 – Giorgi Chakvetadze met Cristiano Ronaldo at Dinamo Tbilisi Academy when Cristiano visited Georgia 🇬🇪
2024 – Giorgi Chakvetadze will meet Cristiano Ronaldo again, now at #EURO2024 when Georgia take on Portugal 🇬🇪🆚🇵🇹 pic.twitter.com/bJr4wVrL0d
— Giorgi Kokiashvili 🇬🇪 (@iHeartGeorgius1) June 24, 2024