Telegrafi

Para 10 vitesh u publikua videoja pornografike e Kim, përpjekjet e saj që të ishte në qendër të vëmendjes (Foto)

Getty Images

Videoja pornografike e Kim Kardashian doli në publik pikërisht para dhjetë vitesh, ndërsa për të është folur vazhdimisht dhe falë atij xhirimi, ajo u bë e famshme.

Xhirimi është bërë në vitin 2003 kur, ylli televiziv ishte në lidhje me Ray J dhe ndodheshin në Meksikë për të festuar ditëlindjen e 23-të të reperit. Mirëpo, në publik videoja doli katër vite më vonë.

Kim Kardashian dhe Ray J

Burimet pranë Kim kanë thënë se ajo asokohe ishte një femër e re, e cila me të gjitha forcat dëshironte të bëhej e njohur, madje kishe gënjyer edhe për lidhjen me Nick Lachey, i cili sapo ishte ndarë nga Jessica Simpson.

Tentativat për të krijuar një “lidhje false” me ish-të dashurin e Jessica Simpson

Ish-redaktori i revistës In Touch, Kevin Dickson, ka treguar se në atë kohë Kardashian vazhdimisht servonte tregime pasi dëshironte të ishte e pranishme në media. Megjithatë, për të kishin filluar të shkruanin kur u paraqit në shoun televiziv të Paris Hilton, “Jeta e thjeshtë”.

Paris Hilton i ndihmoi në rrugën drejt famës

“Dëshironim që ajo të bënte seks me Lacheyn dhe ajo të bëhej e dashura e tij”, ka treguar Dickson duke shtuar se në mbrëmje ishte dashur t’i fotografonte paparaci i tij, mirëpo gjithçka ishte marrë vesh dhe ishte bërë një kaos. Nga ana tjetër, avokati i Kim, Marty Singer, mohon ekzistimin e marrëveshjes së saj me fotografët.

Lexo po ashtu Të vërteta apo false: Bukuroshet që dyshohet se e kanë zmadhuar gjoksin, të pasmet dhe kanë bërë ndërhyrje në fytyrë (Video)

Pasi nisën spekulimet për videon seksuale, Dickson u përpoq ta kontaktonte Kimin, por arriti që ta takonte vetëm Paris Hiltonin, ndërsa pohon se e kishte dëgjuar Kardashian duke qarë në një dhomë tjetër, megjithëse edhe për këtë është spekuluar se ka qenë e montuar.

Një kohë, Kim u përpoq që ta ndalonte publikimin e videos, kurse më pas arriti marrëveshje me produksionin e filmave për të rritur, Vivid Entertainment.

Imazh nga videoja pornografike

“Ajo na shiti neve xhirimin, ashtu që mund ta shpërndanim pa kurrfarë problemi”, ka thënë themeluesi i Vivid Entertainment, Steven Hirsch. Sipas tij, Kim kishte fituar pesë milionë dollarë me shitjen e videos pornografike.

“Sapo filloi të flitej për para, Kim u qetësua menjëherë”, ka treguar ish-redaktori i revistës In Touch, Kevin Dickson.

Që nga momenti i publikimit të videos, Kim Kardashian u shndërruar në sensacion botëror dhe aktualisht, pas dhjetë vitesh, ajo është femra më e njohur në botë. /Telegrafi/