Videoja pornografike e Kim Kardashian doli në publik pikërisht para dhjetë vitesh, ndërsa për të është folur vazhdimisht dhe falë atij xhirimi, ajo u bë e famshme.
Xhirimi është bërë në vitin 2003 kur, ylli televiziv ishte në lidhje me Ray J dhe ndodheshin në Meksikë për të festuar ditëlindjen e 23-të të reperit. Mirëpo, në publik videoja doli katër vite më vonë.
Burimet pranë Kim kanë thënë se ajo asokohe ishte një femër e re, e cila me të gjitha forcat dëshironte të bëhej e njohur, madje kishe gënjyer edhe për lidhjen me Nick Lachey, i cili sapo ishte ndarë nga Jessica Simpson.
Ish-redaktori i revistës In Touch, Kevin Dickson, ka treguar se në atë kohë Kardashian vazhdimisht servonte tregime pasi dëshironte të ishte e pranishme në media. Megjithatë, për të kishin filluar të shkruanin kur u paraqit në shoun televiziv të Paris Hilton, “Jeta e thjeshtë”.
“Dëshironim që ajo të bënte seks me Lacheyn dhe ajo të bëhej e dashura e tij”, ka treguar Dickson duke shtuar se në mbrëmje ishte dashur t’i fotografonte paparaci i tij, mirëpo gjithçka ishte marrë vesh dhe ishte bërë një kaos. Nga ana tjetër, avokati i Kim, Marty Singer, mohon ekzistimin e marrëveshjes së saj me fotografët.
Pasi nisën spekulimet për videon seksuale, Dickson u përpoq ta kontaktonte Kimin, por arriti që ta takonte vetëm Paris Hiltonin, ndërsa pohon se e kishte dëgjuar Kardashian duke qarë në një dhomë tjetër, megjithëse edhe për këtë është spekuluar se ka qenë e montuar.
Një kohë, Kim u përpoq që ta ndalonte publikimin e videos, kurse më pas arriti marrëveshje me produksionin e filmave për të rritur, Vivid Entertainment.
“Ajo na shiti neve xhirimin, ashtu që mund ta shpërndanim pa kurrfarë problemi”, ka thënë themeluesi i Vivid Entertainment, Steven Hirsch. Sipas tij, Kim kishte fituar pesë milionë dollarë me shitjen e videos pornografike.
“Sapo filloi të flitej për para, Kim u qetësua menjëherë”, ka treguar ish-redaktori i revistës In Touch, Kevin Dickson.
Që nga momenti i publikimit të videos, Kim Kardashian u shndërruar në sensacion botëror dhe aktualisht, pas dhjetë vitesh, ajo është femra më e njohur në botë. /Telegrafi/