Site icon Telegrafi

Para 10 vitesh nuk e kaloi as raundin e parë të American Idol, tash Bebe Rexha do të jetë mentore në spektaklin për talentë

(Foto: Getty Images)

Bebe Rexha sot është një këngëtare, kompozitore dhe producente shumë e suksesshme, mirëpo jo të gjithë kanë besuar në cilësitë e saj.

Këngëtarja shqiptare, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, para një dekade kishte konkurruar në spektaklin për talentë, American Idol.

Mirëpo, paneli i atëhershëm nuk kishte besuar tek aftësitë e saj dhe madje ajo ishte eliminuar që në raundin e parë.

(Foto: Getty Images)

Tash, suksesi i saj i ka bërë të gjithë të përulen dhe 28-vjeçarja është caktuar të jetë mentore e talentëve në edicionin e ri të American Idol.

“Para 10 vitesh, nëna ime dhe unë pritëm 10 orë në radhë për audicionet e American Idol. Nuk arrita ta kaloja as raundin e parë, mirëpo nuk hoqa dorë nga ëndrra ime”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për BEBE REXHËN

“Është e çuditshme se si jeta rrotullohet në një qark. Me shumë kënaqësi ju njoftoj se do të jem mentore e garuesve në American Idol këtë sezon”, ka shkruar Bebe në një postim në Instagram.

Krahas bashkëpunimeve dhe hiteve të saja, Rexha ka shkruar këngë për muzikantë të nivelit të lartë, si Eminem, Rihanna e Selena Gomez.

Ajo vazhdon t’i shijojë sukseset e hiteve, si “I Got You”, “Meant to Be” (në bashkëpunim me Florida Georgia Line), “No Broken Hearts” (duet me Nicki Minaj) e Me, Myself & I (me G-Eazy). /Telegrafi/

Exit mobile version