Lucas Paqueta thotë se është i fokusuar për sezonin e ri në Serie A dhe se është i lumtur te Milani, pasi lidhet me një kalim te Paris Saint-Germaini.
Mesfushori 21-vjeçar u transferua te Rossonerët në janarin e këtij viti nga Flamengo, por paraqitjet e tij të mira në gjysmë-sezonin e kaluar bëri që të vihet në radarin e kampionit të Ligue 1.
Pauqeta e fitoi të shtunën e javës së kaluar Kupën e Amerikës me Brazili, ndërsa është deklaruar rreth mundësisë së transferimit në Parkun e Princave.
“PSG? Janë vetëm spekulime. Jam i lumtur te Milani, sapo kam arritur dhe jam duke u adaptuar. Dua vetëm të kem një sezon të mirë dhe të zhvillohem në karrierë”, ka thënë mesfushori brazilian.
Paqueta tregoi në sezonin e kaluar cilësitë e tij te skuadra italiane, e që i ka befasuar të gjithë me lëvizjet që bënte në fushë.
Ato performanca që i bëri në pak ndeshje, kanë bërë që PSG ta kërkojë transferimin e tij, mirëpo vështirë që Milani do ta lejojë largimin e Paquetas. /Telegrafi/