Lucas Paqueta ka deklaruar se Milani duhet të synojë Scudetton këtë sezon dhe jo vetëm një vend në katërshe.
Paqueta u kthye së fundmi në Milano pas një vere në të cilën ai ndihmoi Brazilin për të fituar Copa American.
Ylli brazilian tani dëshiron ta shijojë atë ndjenjë fituese edhe me kuqezinjtë nga San Siro, ndërsa synon titullin e Serie A.
“Ekipi ka lojtarë të shkëlqyeshëm dhe arriti rezultate të mëdha deri më tani”, ka thënë fillimisht Paqueta për Sky Sport Italia.
“Ne e meritojmë Ligën e Kampionëve, duhet t’i rikthehemi fitoreve duke luajtur futboll të mirë”.
“Ne duhet të synojmë shumë, nuk duhet të vendosemi për vendin e katërt ose të dytë”.
“Objektivi ynë duhet të jetë vendi i parë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/