Lucas Paqueta është zyrtarisht lojtar i Milanit, pasi klubi tashmë e ka depozituar kontratën e tij në Lega Serie A.
Transferimi i braziliani nga Flamengo ka qenë i ditur qe një kohë, pasi dy klubet kishin arritur marrëveshje në tetor për 35 milionë euro.
Gjatë të enjtes, Rossonerët e kanë dërguar kontratën e tij në Lega Serie A, që do të thotë se ai tashmë zyrtarisht mund të luajë për klubin nga San Siro.
Paqueta mund të debutojë në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit që zhvillohet më 16 janar në Arabinë Saudite.
Afati kalimtar i janarit është hapur të mërkurën mbrëma, ashtu që edhe Fiorentina e ka depozituar kontratën e Luis Muriel në Lega Serie A.
Milani kishte shprehur interesim edhe për Muriel, mirëpo ai vendosi që ta mbante fjalën dhe t’i bashkohej Violas.
Edhe Roma e ka depozituar kontratën e Umar Sadiq pas kthimit të tij nga huazimi te Rangers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=89N9iRn5EMg