Telegrafi

Paqueta ende nuk është lojtar i Milanit, thotë drejtori i Flamengos

Drejtori sportiv i Flamengos, Carlos Noval, ka mohuar raportimet se Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e Lucas Paquetas.

Milani u besua se arriti marrëveshje prej 35 milionë eurosh për mesfushorin brazilian i cili do të bashkohej me ekipin në janar.

Mesfushori 21 vjeçar me dy paraqitje është lidhur edhe me klube tjera si Barcelona, Liverpooli dhe PSG.

“Nuk ka ende marrëveshje me Milanin. Ne preferojmë të flasim kur gjërat janë nënshkruar”.

“Ne po bisedojmë. Negociatat po vazhdojnë, por nuk janë përmbyllur ende”.

“Mendoj se gjithçka mund të finalizohet për dy javë. Për disa javë sidomos”, u shpreh Paqueta.

Paqueta ka shënuar 17 gola në 88 paraqitje për ekipin e tij të fëmijërisë, Flamengon. /Telegrafi/