Chelsea dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier, pasi derbi përfundoi 1-1.
Pas vetëm katër minutash lojë në Stamford Bridge, The Blues krijuan shansin e parë për gol me anë t Callum Hudson Odoit, por goditja e tij përfundoi jashtë porte.
Një mundësi e artë ishte sërish për vendasit, pasi një goditje e fuqishme e Antonio Rudigerit u stopua nga shtylla horizontale, me David de Gean që ishte i mposhtur.
Nothing to separate us so far. ⏱
🔵 0-0 🔴 [25’] #CheMun pic.twitter.com/sk3hdGOLMe
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 28, 2021
Hudson-Odoi sërish ishte përballë portë mysafire, ku në minutën e 36-të, gardiani spanjoll përpak sa nuk u befasua, mirëpo stopoi topin.
Unitedi disi ishte tejet i tërhequr në fazën defanzive dhe mezi dilte përpara, duke mos krijuar ndonjë rast serioz për gol.
Level at the break. 👊
🔵 0-0 🔴 | #CheMun pic.twitter.com/bY7pRwfUzy
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 28, 2021
45 minutat e dytë filluan më mirë për mysafirët, që shënuan gol pas vetëm pesë minutash lojë.
Nga një gabim i Jorginhos, Jadon Sancho përfitoi, për të shënuar në portën e Eduard Mendyt në minutën e 50-të.
https://twitter.com/KibetClinton_/status/1465013095013752838?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1465013095013752838%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fsancho-kalon-unitedi-ne-epersi-fale-nje-gabimi-te-chelseat%2F
Por, Chelsea i barazoi shifrat në 1-1 falë një penallti të fituar nga Thiago Silva, e që mesfushori italiani (67’) ishte i saktë nga pika e bardhë.
Deri në fund, blutë e Londrës kishin mundësi të merrnin tre pikë, por u mungoi konkretizimi i rasteve.
https://twitter.com/PandaMinton/status/1465019195305840644
Pas javës së 13-të, Chelsea vazhdon të jetë lider me 30 pikë, derisa United është në të tetin me 18 sosh.
Në xhiron e 14-të, skuadra londineze do të takohet me Watfordin, ndërsa United përballet me Arsenalin. /Telegrafi/