Site icon Telegrafi

Paqe në ‘San Paolo’, gjithçka e hapur për ndeshjen e dytë

Dries Mertens. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ndeshja e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve mes Napolit dhe Barcelonës është mbyllur baras (1-1).

Një ndeshje e bukur ka dalë të jetë ajo në San Paolo, ku nuk kanë munguar rastet nga të dyja palët.

Fillimi ishte më i butë, me dy skuadrat që studionin më shumë njëra tjetrën.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Edhe pse të dy skuadrat kishin gjysmëraste, për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 30-të.

Napoli organizoi një aksion të bukur me Pietor Zielinskin, i cili bëri disa metra dhe lëvizje, duke pasuar pasoi te Dries Mertens, i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

Festa e golit të Napolit. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Italianët kanë mundur ta shtojnë epërsinë në pjesën e parë, sikur Konstantinos Manolas, të ishte më i saktë.

Skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Napolit.

Më të filluar pjesa e dytë Barcelona ka arritur të barazojë. Në minutën e 57-të, në aksion i bukur i Barcelonës me disa pasime, ku topi kaloi në të djathtë te Semedo, që pasoi në zonë për Antoine Griezmann i cili me një goditje të saktë barazoi shifrat (1-1).

Festa e Lionel Messi e Antoine Griezmann. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Pas disa minutash Napoli kishte rast të kthente epërsinë, por goditjen e Lorenzo Insignes e priti Marc-Andre ter Stegen.

Barcelona në minutat e fundit rrezikoi me Samuel Umtitin, pas harkimit të Messit, por edhe ky nuk kishte sukses.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Në fundin e ndeshje Arturo Vidal u ndëshkua dy herë me karton të verdhë për tu përjashtuar nga loja. Kiliani dhe Sergio Busquets do të mungojnë në ndeshjen kthyese.

Një barazim që i kryen më shumë punë Barcelonës, por gjithçka mbetet hapur për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version