Real Madridi ka barazuar në derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-1.
Los Blanocs ishin skuadra më e mirë në fushë, por nuk ishin aspak konkret para portës kundërshtare.
Takimi filloi me dy shanse të mira nga Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa Antoine Griezmann u përgjigj me një gjuajte të bukur nga distanca, por Keylor Navas nuk u befasua dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Goli i vetëm nga vendasit në këtë takim u shënua nga Pepe në minutën e 52-të, ku portugezi gjuajti bukur me kokë pas në harkimi nga Toni Kroos.
Por, i disponuari për lojë Griezmann doli në skenë dhe atë në momentin kur të gjithë po mendonin se Atletico nuk kishte forcë për të barazuar rezultatin. Francezi shënoi barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 85-të pas asistimit nga Angel Correa.
Pas këtij barazimi Reali vazhdon në vendin e parë me 71 pikë, dy më shumë se Barcelona në vendin e dytë, kurse Atletico në vendin e tretë me 61 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Gijon, kurse Atletico kundër Osasunës. /Telegrafi/