Feronikeli ka barazuar edhe në ndeshjen e pestë radhazi, ku kësaj radhe ndau pikët me Lirinë 0-0.
Feronikeli e nisi më mirë ndeshjen dhe rrezikonte më shumë.
Yll Hoxha pas 10 minutave lojë harkoi bukur në zonë për Morinën por ky i fundit nuk u tregua i saktë.
Mesfushori gjakovar, Albutrint Morina provoi edhe njëherë në minutën e 34-të, por priti portieri mysafir Bakaj.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Feronikeli edhe në pjesën e dytë tentoi të gjente golin nëpërmjet Kones në dy raste por pa sukses.
Deri në fund dy skuadrat kishin disa gjysmë raste por që portat mbetën të pa prekura.
E rastin më të mirë e pati Qemail Elshani në minutën e fundit por që goditi vetëm shtyllën.
Për Feronikelin ky ishte barazimi i pestë radhazi, ndërsa për Lirinë ndeshja e katërt pa fitore.
Feronikeli mbetët në pozitën e shtatë në tabelë me 42 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Liria ndodhet e katërta në tabelë me dy pikë më shumë.
Feronikelin do ta presë një udhëtim i vështirë javën e ardhshme pasi do të luaj në udhëtim te lideri Drita.
Ndërkohë Liria e Prizrenit do të luaj në ‘Përparim Thaçi’ me Gjilanin. /Telegrafi/