Telegrafi

“Papuqe Gucci”, së shpejti projekti i ri nga Gjiko (Foto)

Hip hop ylli, Gjiko, pritet të sjellë shumë shpejt projektin e ri të tij.

“Papuqe Gucci” titullohet projekti i ri nga Gjiko, xhirimet e klipit të të cilit kanë përfunduar.

Klipi është punuar nga Valon Aziri, teksa muzika është punuar nga RedBox.

Në paralajmërimin e projektit shihen papuçet e brendit Gucci, për të cilat do të jetë edhe tematika karizmatike e këtij projekti.

Ky projekt vjen pas suksesit të madh të Gjikos, duke qenë reperi më i kërkuar i kësaj vere.

Ai lansoi një seri hitesh si “Je Shku”, “Yjet Nalt” dhe “Gabime” me Nora Istrefin.

Gjiko po shijon lidhjen romantike me Elita Rudin, kurse për shkak të koncerteve të shumta ai ishte pre e një aksidenti.

Vetura e tij luksoze BMË ishte shkatërruar plotësisht, teksa ai menjëherë reagoi duke blerë veturën Porsche Cayenne. /Telegrafi/