Norma mesatare mujore e papunësisë në Zvicër vitin e kaluar ishte 2.6 për qind, shifra më e ulët në dhjetë vjet, sipas të dhënave të publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).
Shkalla mesatare mujore e papunësisë në vitin 2017 ishte 3.2 për qind ndërsa në vitin 2016 kjo shifër ishte 3.3 për qind.
Në një deklaratë, SECO thotë se shifrat e vitit 2018 treguan se ekonomia zvicerane dhe tregu i punës ishin në gjendje tejet të mirë, raportojnë mediat zvicerane.
Nga 119,661 njerëz të regjistruar në kërkim për punë në fund të muajit të kaluar, 51,1 për qind ishin zviceranë, ndërsa 48,9 për qind ishin shtetas të huaj.
Gjithsej 15,993 njerëz – ose 13.4 për qind e të gjithë punëkërkuesve të regjistruar – kishin qenë të papunë për të paktën 12 muaj.
Shifrat e punës së SECO nuk llogarisin ata që janë jashtë punës, por nuk janë regjistruar në zyrat qendrore. /Telegrafi/