Telegrafi

Papunësia në Britani të Madhe arrin në nivelin më të ulët në 45 vite

Punësimi në Britani të Madhe u rrit papritmas përpara afatit të BREXIT-ut, ndërkohë që tregu i punës po fuqizohet.

Numri i personave të punësuar u rrit me 24 mijë në periudhën gusht-tetor, duke thyer projeksionet për një rënie me 10 mijë.

Norma e punësimit shënoi një nivel rekord të lartë prej 76.2 për qind, ndërsa norma e papunësisë ra në nivelin më të ulët që prej vitit 1975, prej 3.8 për qind. Rritja e vendeve të punës u nxit nga punëtorët e vetëpunësuar dhe stafi me kohë të plotë, ndërkohë që numri i punëtorëve me kohë të pjesshme pësoi rënie.

Tregu i punës në Britani të Madhe ka qëndruar i fortë pavarësisht se ekonomia është ngadalësuar pas referendumit të 2016. Kjo vjen si pasojë e punëdhënësve, që nuk kanë siguri mbi pasojat e BREXIT-it dhe kanë punësuar personel që mund të pushohet lehtësisht, në vend që të investojnë në pajisje afat-gjatë.

Lexo po ashtu Paundi britanik pëson rënie pas planeve për BREXIT-in

Kryeministri Boris Johnson uli pak pasiguritë mbi ekonominë duke fituar një shumicë bindëse në zgjedhjet kombëtare dhe duke i dhënë fund dyshimeve mbi daljen apo jo nga Bashkimi Evropian.

Zyra britanike e Statistikave bëri të ditur se të ardhurat mesatare u rritën me një normë vjetore prej 3.2 për qind, që është më e ulëta në më shumë se një vit. /Telegrafi/