Norma e papunësisë në muajin mars 2018 në vendet e Bashkimi Evropian (BE) ishte 7.1 për qind, ndërsa në Eurozonë 8.5 për qind. Kjo është shkalla më e ulët e regjistruar në BE që nga shtatori i 2008-së. Këto shifra publikohen nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së Eurostat, përcjell Telegrafi, vlerëson se 17.481 milionë burra dhe gra në BE, prej të cilëve 13.824 milionë euro në Eurozonë në muajin mars të 2018-së ishin të papunë. Në krahasim me shkurtin e 2018-së, numri i personave të papunë u zvogëlua me 94 mijë në BE dhe 83 mijë në Eurozonë. Krahasuar me marsin e 2017-së, papunësia ra me 1.930 milion në BE dhe 1.414 milion në Eurozonë.
Në mesin e shteteve anëtare të BE-së, normat më të ulëta të papunësisë në mars të 2018-së janë regjistruar në Republikën Çeke me 2.2 për qind, Maltë me 3.3 për qind dhe Gjermani me 3.4 për qind, ndërsa normat më të larta të papunësisë janë vërejtur në Greqi me 20.6 për qind dhe Spanjë me 16.1 për qind. /Telegrafi/