Kaitlen Dodd nga Dubbo i Wales, po qëndronte në cep të një tarrace dhe tregonte pjesët më të mira të trupit, derisa pozonte para kamerës.
Por, bukuroshja në bikini u befasua keq, kur sipër saj ra vala e detit, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni zeshkanen që e ndërron shprehjen e fytyrës, sapo stërpikat e para të ujit të ftohtë t’ia prekin trupin.
“Ajo po e mëson se industria e modës, nuk është gjithmonë aq glamuroze sa duket”, shkruan në videon që po bënë xhiro në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/IALJEp0Hhhs