Telegrafi

“Papi”, kënga ritmike që është pëlqyer nga fansat e Gentës

Genta Ismajli (Foto: YouTube/Genta Ismajli)

Genta Ismajli ka ardhur mjaft energjike në projektin e saj më të ri muzikor duke iu përshtatur më së miri stinës së verës.

Sipas fansave, kënga e saj më e re, e cila titullohet “Papi” e ka rikthyer këngëtaren në origjinë duke lënë kështu të nënkuptohet se fansave iu kishte munguar Genta ritmike dhe provokuese.

Është pikërisht ky projekt muzikor që e bën këngëtaren pjesë të ‘The Top List’ për herë të parë në historinë e klasifikimit, ku për këtë javë, falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, “Papi” pozicionohet në vendin e 95-të.

Për këtë projekt muzikor, Genta ka bashkëpunuar për herë të parë me producentin rumun, Alandy, me të cilin duket se ka goditur në shenjë duke u futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Lajmet për Gentën

Sa i përket tekstit, ai është punuar nga Endrit Mumajesi ndërsa për videoklipin është kujdesur Max Production.

Genta Ismajli në klipin e këngës “Papi” (Foto: YouTube/Genta Ismajli)

Ndërkohë, kënga është duke u dëgjuar shumë edhe në shërbimin e shpërndarjes së videove në internet.

I publikuar më 4 gusht në YouTube, videoklipi i “Papi” numëron 1.5 milionë shikime për dy javë.