Telegrafi

Paparacit fotografojnë të dashurën e Ronaldos në Madrid, shihet se barku i është rritur (Foto)

Georgina Rodriguez thuhet se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë derisa është në pritje të fëmijës së parë.

E dashura e Cristiano Ronaldos ka filluar të përshtatet për mrekulli në rolin e nënës, pasi po kalon shumë kohë me djalin e madh të futbollistit, Cristano Junior.

Georginas po i rritet barku (Splash News)

Të mërkurën ajo është fotografuar në Madrid së bashku me djalin shtatëvjeçar të superyllit portugez të Real Madridit.

Lexo po ashtu E dashura shtatzënë e Ronaldos pozon me bikini nga prapa (Foto)

Fotografët kanë arritur të kapin barkun e fryrë të bukuroshes, e cila ishte veshur thjeshtë.

Ronaldo është baba i tre fëmijëve (Instagram)

32-vjeçari Ronaldo, është baba i tre fëmijëve të lindur nga nëna surrogate. Krahas Cristiano Jr., ai në muajin qershor u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo.

Ndërkaq, në muajin korrik u konfirmua lajmi se CR7 dhe Georgina do të bëhen prindër të fëmijës së parë të përbashkët. /Telegrafi/