Papa Françesku i kërkoi Hungarisë të dielën të “hap krahët për të gjithë”, ndërsa Papa hapi një vizitë katër-ditore në Evropën Qendrore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komentet u interpretuan nga disa si një kritikë e politikave anti-migracion të kryeministrit Viktor Orban, të cilin Françesku e takoi më herët të dielën pavarësisht pikëpamjeve konfliktuale për një sërë çështjesh.
Orban përshëndeti papën argjentinas në Muzeun e Arteve të Bukura dhe të dy shkuan në një takim privat ku morën pjesë gjithashtu presidenti hungarez dhe zyrtarë të Vatikanit.
Qëndrimi i ashpër i Hungarisë mbi migracionin me sa duket nuk doli në pah.
Vatikani tha se takimi u mbajt në një “atmosferë të përzemërt” dhe zgjati më shumë se sa pritej – 40 minuta.
“Ndër temat e ndryshme të diskutuara ishin roli i kishës në vend, angazhimi për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen dhe promovimin e familjes”, tha një deklaratë e Vatikanit. /Telegrafi/