Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze bën të ditur se Papa Françesku, përmes sekretarit shtetëror, kardinalit Pietro Parolin, ka dërguar një telegram ngushëllimi deri te peshkopi Kiro Stojanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përmes telegramit, Papa Françesku shpreh keqardhjen për viktimat e përmbytjeve të fundjavës, që mori jetën e 22 personave dhe shkaktoi dëme të mëdhaja materiale.
Shenjtëria e tij, Papa Françesku është lutur për të gjithë viktimat e fatkeqësisë natyrore./Telegrafi/