Drejtorin Ekzekutiv të Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se është e çuditshme deklarata e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili e kishte quajtur si të pashëndetshme për ekonominë e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Panxha, i cili ishte mysafir në emisionin “Bardh e zi” ne Scan TV, ka thënë se është e çuditshme kjo deklaratë e ministrit shqiptar Ahmetaj.
Ai thotë se gjatë takimit që kishin me prodhuesit e Shqipërisë është informuar se ka reaguar ministri i Financave i Shëipërisë.
“Për neve kjo është e çuditshme. Nuk e kemi pritur këtë reagim. Nuk kanë reaguar shumë shtete të fuqishme evropiane. Pra mos reagimi i tyre është një neutralitet”, tha Panxha, përcjell Telegrafi.
“Shpresoj që ky është një gafë i minsitrit dhe nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Shqipërisë”, tha Panxha.
Ai më tej tha se nuk kanë marrë ndonjë reagim nga kryeministri Rama.
Panxha tha se më 29 dhe 30 nëntor është Konventa e Prodhuesve ku do të ftohen edhe prodhuesit nga Shqipëria.
“Për neve është shumë i rëndësishëm tregu i Shqipërisë dhe i Maqedonisë, sepse tregu i Serbisë dhe Bosnjës për neve është ‘mollë e nadaluar’….”, tha ai.
Panxha tha se askush nga Qeveria e Maqedonisë nuk është deklaruar lidhur me taksën për mallrat serbe. “Për neve është e papritur deklarata e minsitrit të Financave të Shqipëerisë. Këtë nuk e kemi pritur nga ai”, tha Panxha.
Dy ditë para se të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare, mes asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë në Qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj e ka quajtur si të pa shëndetshme për ekonomin e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. /Telegrafi/