Telegrafi

Panucci zbulon listën për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin, Kastriot Dermaku kthehet te Shqipëria, pas një aventure disaditore me Kosovën

FSHF-së e ka publikuar listën e trajnerit Christan Panucci, për takimin miqësor me Jordaninë dhe ndeshjen zyrtare për Ligën e Kombeve me Izraelin.

Nuk mungojnë risitë në listën e italianit, që ka plot katër emra të rinj, duke nisur që nga Myrto Uzuni, Egli Kaja, Kastriot Dermaku, Giacomo Vrioni.

Christian Panucci ka tubuar plot 25 lojtarë për miqësoren me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”.

Të njëjtit do të jenë edhe në takimin zyrtar eliminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

Lojtarët e rinj janë Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kosenzan si dhe dy sulmuesit, Myrto Uzuni i Lokomotivën e Zagrebit dhe Giaccomo Vrioni që vjen nga Venezia.

Dermaku ka qenë i ftuar nga Kosova për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin, por që kishte ikur nga tubimi para ndeshjes të zhvilluar në Prishtinë.

Ai ka të drejtë të luajë për Shqipërinë, pasi ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me asnjë kombëtare.

Me skuadrën është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit. /Telegrafi/