Site icon Telegrafi

Panucci shpreson në fitore ndaj Izraelit

Christian Panucci (Photo by Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Jordanisë, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka thënë se mendon që skuadra është një situatë normale, duke parë vështirësitë që janë për momentin me aktivizimin e lojtarëve në klubet e tyre dhe mangësitë në disa pozicione.

“Në përgjithësi dua të them që e mora këtë skuadër në vendin e katërt në klasifikim, për kualifikueset e Botërorit dhe e ngjita në vendin e tretë”.

“Fituam me Turqinë, humbëm me Norvegjinë, nuk shkuam në Zvicër, sepse është më mirë të mos e mendoj atë”.

Lexo po ashtu Lajmet për Kombëtaren e Shqipërisë

“Fituam me Izraelin dhe humbëm me Skocinë. Urojmë që të fitojmë në Izrael, pasi kemi nevojë për një fitore të rëndësishme”, citon Top Channel fjalët e Panuccit.

Në përfundim të ndeshjes ndaj Jordanisë, edhe lojtarët e konsiderojnë ndeshjen një test para sfidës ndaj Izraelit që zhvillohet ditën e diel.

Mergim Mavraj (Photo by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Kemi fituar me Izraelin këtu, kemi fituar në Izrael përpara disa vitesh, dhe e dimë çfarë na pret e çfarë duhet të bëjmë për t’iu marrë pikë”.

“Jemi shumë optimistë dhe shumë pozitivë. Nuk kemi asnjë arsye për të qenë me mendime të këqija për të dielën”, ka theksuar Mërgim Mavraj.

Exit mobile version