Telegrafi

Panucci publikon listën për ndeshjen ndaj Norvegjisë, ftohen katër futbollistë të rinj në Kombëtaren A

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj një ndeshje miqësore me Norvegjinë me 24 mars.

Kësisoj trajneri Christian Panucci ka publikuar edhe listën me 26 futbollistë të ftuar për këtë përballje.

Në listë ka katër emra të rinj të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares A.

Herdi Prenga që luan në Kroaci me Inter Zapresic është grumbulluar në mbrojtje ashtu si Bujar Lika i Grasshopperit.

Ftesë për herë të parë kanë marrë edhe dy talentet e Superiores së Shqipërisë, Kristel Abazaj i Luftëtarit dhe prizrenasi i Skënderbeut, Enis Gavazaj.

Në Kombëtaren A përsëri është ftuar edhe mesfushori i talentuar nga Ferizaj, Ylber Ramadani që po luan me sukses të madh në Danimarkë te Vejle.

Mungesa më e madhe për Panuccin do të jetë Amir Abrashi që është lënduar ditë më parë dhe do të mungoj rreth gjashtë muaj. /Telegrafi/