Site icon Telegrafi

Panucci: Nëse nuk fitojmë ndaj Izraelit do të jetë katastrofë

Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Christian Panucci, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Jordanisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Strategu italian kërkoi vlerësim maksimal për kundërshtarin, ndonëse pranoi se që tani ka menduar diçka edhe për sfidën në Izrael, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Christian Panucci (Foto: Getty Images)

“Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja… Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është disi e vërtetë, pasi si skuadrat kanë disa ngjashmëri”.

Lexo po ashtu Lajmet për Panuccin

“Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin. Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë katastrofë”, ka thënë Panucci, citon SuperSport.

Përzgjedhësi i Kombëtares ka thënë se në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë do t’i provojë disa lojtarë të rinj.

Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Duke komentuar shiritin e kapitenit, Panucci ka thënë: “Meqë u bë një çështje e madhe, problem kombëtar fola me presidentin, fola me grupin, dhe vendimi është mirë që të merret me të gjithë”.

“Mos filloni të merrni lojtarët në telefon për të vendosur kapitenin. Grupi zgjedh një kapiten dhe dy zëvendës kapitenë. Grupi voton dhe vendos kë dëshiron si kapiten”.

“Është e rëndësishme se kë ata ndjejnë. Unë i dhashë këtë mundësi dhe këtë zgjidhje. Ishin të kënaqur për diçka të tillë, që ta zgjidhnin vetë. Kjo nuk do të thotë që kapiteni do luajë gjithmonë. Kjo është ajo që u them, mos i merrni lojtarët në telefon, sepse do e zgjedhin vetë”.

Exit mobile version