Christian Panucci është parë i mërzitur dhe ka pranuar gjithë fajin në humbjen e thellë të Shqipërisë në shtëpi nga Skocia.
Shqipëria ka humbur në shtëpi me rezultat 4-0 nga Skocia dhe kjo humbje ka bërë që kuqezinjtë të zbresin nga Liga C në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Kjo humbje e ka mërzitur edhe trajnerin italian Panucci, i cili ka marrë gjithë përgjegjësitë dhe ka pranuar fajin për këtë humbje.
“Ndeshja ishte shumë ters. Që në goditje e parë pranuam gol. Pastaj morëm kartonin e kuq dhe erdhi edhe goli i dytë në fund. Aty mbaroi ndeshja”, ka thënë fillimisht Panucci pas ndeshjes.
“Çdo që ishte për fajin tim, i marrë të gjitha përgjegjësitë. Zgjedhjet ishin të gabuara dhe unë e marr fajin e humbjes”.
“Unë besoj shumë tek ky ekip, do të tentojmë ti riparojmë gjërat dhe të vazhdojmë”.
“Ky ekip ka kualitete dhe shumë mundësi për të ecur tutje”.
“Nuk ndihem i tradhtuar nga lojtarët, është gabimi im, zgjedhjet e mia të gabuara. Nuk fajësoj askënd, as lojtarët dhe askënd tjetër. Vetëm veten”, përfundoi italiani. /Telegrafi/