Christian Panucci beson se Italia mori më të mirën e Shqipërisë falë ‘zgjuarsisë së tyre tipike’ dhe naivitetit të tyre, por mendon se dalin me kokën lart pas kësaj humbje minimale.
Italia fitoi në “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultat minimal 1-0, fal një goli të Antonio Candrevas në minutën e 73-të të ndeshjes.
Megjithatë, sipas Panuccit, Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë duke rrezikuar shumë, por Italia fitoi me anë të mençurisë së tyre.
“Italia tregoi mençurinë e tyre tipike, pasi ata vendosën ndeshjen në një cep që ne i dhamë. I kam kërkuar djemve të mi që të mos mbrohen thellë, të dalin nga fusha jonë dhe me pak më shumë vendosmëri ne mund të kishim shënuar një gol”, ka thënë fillimisht Panucci pas ndeshjes.
“Më vjen keq për tifozët, por ne dhamë gjithçka që të marrim një rezultat pozitiv”, shtoi trajneri i Shqipërisë për Rai Sport.
“Stadiumi ishte i mbushur, kishte shumë kuriozitet për të parë këtë skuadër të Shqipërisë kundër Italisë”.
“Ne dalim me kokën lartë, kur i sulmuam, u përpoqëm të luanim futboll, por koha e ligave për shumë nga lojtarët e mi nuk është më e mira. Do të doja të kisha këta lojtarë për dy-tre muaj”.
“Kur krijoni shumë probleme për Italinë dhe humbni vetëm pas një gabimi duhet të jeni të kënaqur. Ne jemi duke punuar drejt Evropianit”.
“Mendoj se Italia mund të bëjë shumë mirë në ‘Play-Off’ dhe ata gjithmonë kanë fjalën e tyre në Kupën e Botës”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/