Trajneri i Kombëtares shqiptare, Cristian Panucci i ka bërë ftesë talentit kosovar të Genkut në Belgjikë, Edon Zhegrovës, për t’iu bashkuar kuqezinjve në miqësoren e marsit, përballë Norvegjisë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë djaloshi, në një intervistë për mediet kosovare, që gjithashtu ka shtuar se është ftuar edhe nga Kosova U-21.
Zhegrova ka rrëfyer se është mjaft i lumtur për ftesën, por tha se nuk e ka ndarë mendjen ende për t’iu përgjigjur pozitivisht apo jo.
Nëse Zhegrova i bashkohet kombëtares kuqezi, bëhet futbollisti i gjashtë i erës Panucci, pas Hajdareviç, Qakës, Memollës, Ahmedit dhe Balliut. /tch/