Shqipëria do të përballet me Spanjën në ndeshjet e nëntë të Grupit G, për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.
Kombëtarja spanjolle llogaritet si favorite e madhe në këtë takim, por Shqipëria nuk ka shkuar për turizëm në Spanjë pasi kërkon të shkaktojë befasi.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka folur në konferencën për media para ndeshjes me spanjollët.
Sipas ish-futbollistit të famshëm pritet të jetë një ndeshje serioze por nuk pranojnë të jenë viktima e Spanjës.
“Pres një ndeshje serioze dhe nuk kemi ardhur këtu për të qenë viktima e Spanjës. E respektojmë Spanjën dhe do tregojmë seriozitet ndaj saj”.
“Spanjollët kanë një ekip shumë të mirë dhe shumë të madh. Duam t’i shkaktojmë sa më shumë probleme atyre”, tha Panucci.
“Unë do të doja që ekipi shqiptar të bëjë historinë me një rezultat të mirë, sepse është e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv”.
“Megjithatë, nëse Spanja do të fitojë, ne do t’i japim dorën”, u shpreh Panucci.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkodër, spanjollët kishin triumfuar me rezultat të pastër 0-2 falë golave nga Diego Costa dhe Nolito.
Aktualisht Spanja është lidere në Grupin G me 22 pikë të tubuara, tri më pak se Italia. /Telegrafi/