Ka mbërritur në një përfundim jo shumë të qartë gara për trajnerin e kombëtares shqiptare. Dy alternativat e fundit janë në një garë financiare më tepër, sesa sportive dhe preferenciale.
Përgjigja e parë me sa duket është ajo e Christian Panuccit, në rast të kundërt alternativa B mbetet Paolo Di Canio.
Panucci ka mbërritur paraditen e të martës në Romë, pasi ndodhej në Miami, ndërkohë që rreth mbrëmjes mund të mbërrijë në Tiranë. Por, pavarësisht gjithçkaje që duket e mbyllur, Armand Duka frenon sërish, në pritje të përgjigjesh përfundimtare.
“Besoj se sot zyra për shtyp do të njoftojë afatin e fundit të zyrtarizimit, apo të përfundimit të këtij procesi”, ka thënë residenti i FSHF-së, citon TCH.
Asnjëherë më parë Duka nuk ka qenë kaq në vështirësi për të vendosur për trajnerin e kombëtares.
“Është njësoj si të kesh pesë portierë shumë të mirë dhe nuk di kë të fusësh në portë”, ka deklaruar Duka.