Telegrafi

Pantera e zezë apo çfarë është kjo kafshë? Kryebashkiaku shpërndau imazhet, ato bëhen virale në të gjithë Hungarinë

Një mace e zezë e madhe që i ngjan një pantere u kap në kamera duke lëvizur pranë një kantieri ndërtimi në periferi të Kiskunhalas, në jug të Hungarisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë shpërndarë nga kryebashkiaku i qytetit në Facebook.

Selia e Policisë së Qarkut Bács-Kiskun shkroi në faqen e policisë se pas një raportimi nga një banor, ata filluan një hetim me përfshirjen e ekspertëve për të verifikuar vërtetësinë e regjistrimit dhe specien e kafshës.

Sipas Róbert Fülöp, kryebashkiaku i Kishunhalas, stafi i parkut të kafshëve të egra Szeged po ofron ndihmë profesionale edhe në këtë çështje.

Dhe tani sipas tij, pas hetimeve, duket se pamjet janë reale.

Sipas ekspertëve, kafsha është një panterë e zezë. /Telegrafi/