Lucy Kearney nga Belfasti i Irlandës, pretendon se pantallonat që i bleu përmes internetit, i erdhën me të shqyera enorme – gjë që po e shqetëson shumë babanë e saj.
Adoleshentja 18-vjeçare, bleu këto veshje pasi po bëhej gati të shkonte për pushime verore në Malaga të Spanjës, por mbeti e tmerruar kur pa se në çfarë forme i arritën, transmeton Telegrafi.
Imazhet që i ka shpërndarë në internet, tregojnë pantallonat me hapje të mëdha, që ia shfaqin brekët dhe shumë pjesë të zonës intime.
Për dallim prej imazhit ku reklamoheshin, që kishin vetëm prerje elegante, shumica prej të cilave nëpër gjepat e pjesës së pasme.
“Kur i pa babai, më tha që t’i hedh, sepse nuk janë për tu veshur. Njëjtë mendoj edhe unë”, shkruar Lucie, ndërsa aplikoi për t’i kthyer prapa. /Telegrafi/