Pas 17 muaj larg, tifozët e Barcelonës ishin në gjendje të ktheheshin në Camp Nou për ndeshjen e La Ligës në të dielën kundër Real Sociedadit.
Vetëm 20,384 spektatorë u lejuan, por ata bënë të ditur ndjenjat e tyre për largimin e Lionel Messit.
Në minutën e 10-të, atë të numrit të fanellës së argjentinasit, shumë tifozë brohorisnin emrin e tij dhe mbanin lart fanellat e Messit , ndërsa kishte edhe pankarta të ndryshme që tregonin mirënjohje për sulmuesin.
Në të njëjtën kohë, kishte pankarta kundër Joan Laportas dhe paraardhësit të tij Josep Maria Bartomeu për për këtë largim të papritur nga skuadra.
“Barca po, Laporta jo” dhe “Laporta, skllav i armikut”, ishin mesazhet në ato pankarta.
Kur emrat e lojtarëve aktual u lexuan para lojës, pati një duartrokitje të jashtëzakonshme për Gerard Piquen pasi ai ra dakord për një ulje të pagës për t’i lejuar klubit të regjistrojë Memphis Depayn dhe Eric Garcian.
Jordi Alba, i cili është ende duke negociuar një ulje të pagës, mori disa vërshëllima, edhe pse vetëm nga një pjesë e vogël. /Telegrafi/