Përkundër thirrjeve nga institucionet e Kosovës për qytetarët, që të mos bëjnë panik në situatën e krijuar nga pandemia e coronavirusit, ata po vazhdojnë me ngulm të sigurojnë rezerva të ushqimit, veçmas miellit.
Një fluks i madh i qytetarëve është parë edhe gjatë ditës së sotme në një market në Gjilan, ku ata bëjnë ‘luftë’ për të ardhur deri te një thes me miell.
Në videon e siguruar nga Telegrafi, shihen qytetarët e Komunës së Gjilanit, teksa nuk e respektojnë fare distancën prej 2 metrash të vendosur nga Qeveria e Kosovës, në këtë kohë kur është shpallur gjendje emergjente shëndetësore. /Telegrafi/