Pasagjerët e një aeroplani që po fluturonte drejt Sochit në Rusi, kanë përjetuar momente paniku teksa mjeti i tyre fluturues është detyruar të kalojë mes disa tornadove, para aterrimit në aeroportin pranë Detit të Zi.
Sipas “RT”, aeroplani është filmuar teksa kalonte fare pranë tri tornadove, në një kohë që në zonë u panë 12 tornado në total.
Sipas medias ruse kjo është java e dytë në radhë që në brigjet e Detit të zi shikohen tornado.
Video e aeroplanit teksa kalon mes tornadove është postuar në rrjetin social rus “Vkontakte” ditën e martë, transmeton tvklan. Po ashtu edhe fotot e shkrepura nga pasagjerët brenda avionit.
Media ruse tha se 9 fluturime ishin anuluar si pasojë e kushteve të vështira atmosferike në zonë, teksa disa avionë janë udhëzuar të ulen në aeroportet afër në qytetet e Anapas dhe Krasnodarit.
https://www.youtube.com/watch?v=yqssvueUDWk